Pagesa juaj sot, mbështetje për shërbimin çdo ditë!
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Pagesa juaj sot, mbështetje për shërbimin çdo ditë!
KRU “Hidromorava” Sh.A. u bën thirrje konsumatorëve që kanë obligime të papaguara të kujdesen për shlyerjen e tyre.
Ju lutemi t’i shlyeni obligimet për të shmangur masat që mund të ndërmerren në përputhje me procedurat dhe rregullat në fuqi.
Pagesa e faturave mbështet mirëmbajtjen e rrjetit, riparimin e defekteve dhe mbulimin e kostove të ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Për të verifikuar gjendjen e borxhit apo për të marrë sqarime rreth faturave dhe pagesave, ju ftojmë të drejtoheni pranë sporteleve tona.
Nëse e keni kryer pagesën, ju falënderojmë për korrektësinë dhe bashkëpunimin! /2LONLINE/
