DYLON

Pagat me bisht

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Paralajmërimi për rritje pagash për nëpunësit civil mundet të jetë lajm i mirë për punonjësit, por mund të jetë edhe i rrezikshëm. Rritja e pagave mund të krijoj edhe precedent që Kosova sikurse Greqia të ketë trazira sociale. Si duket po përgatiten skenarët e Greqisë dhe së fundi edhe ai i Bosnjës. Dihet se Greqia para se të kishte trazira sociale kushte filluar të shtoj numrin e nëpunësve civil po ashtu edhe ngritje të pagave për këtë sektor.

Kjo duhet shikuar se ai vjen kjo rritje sepse Kosova si shtet nuk ka një ekonomi produktive por ajo bazohet në taksa.

EkoHigjiena

Prandaj duhet analizohet mirë situata ekonomike si dhe parashikohet se si këto ngritje pagash do të reflektonin në të ardhmen. Duhet që të shmangen trazirat sociale sepse kjo rritje si duket e ka këtë prapavijë. Ndoshta qeveria e merr si të nevojshme por duhet që të parashikon se a mundet që kjo rritje të ndezë trazira për shkakun se sektori shtetëror është shoqëri konsumuese, ndërsa sektori privat është ai që mundet të shtojë ekonomin e një vendi duke u bazuar në prodhim.

Situata kërkon vëmendje të madhe sepse shumë lehtë mund të rrëshqitet drejt asaj që po ndodh në rajon. /2lonline/

Artan JAKUPI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.