DYLON

Paga minimale nga sot u bë 500 euro

Paga minimale nga sot u bë 500 euro
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga sot paga minimale në vend është rritur në 500 euro dhe sipas tij, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Kurti ka kujtuar se paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç).

EkoHigjiena

“Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysmë dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellin gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë. /2LONLINE/