DYLON

Pacolli ua kujton politikanëve historinë e heroit Dinpak!

Avatar photo Redaksia

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj qëndrimeve të politikanëve që po mbajnë karshi vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke i krahasuar ato me një nga librat e tij të preferuar “Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij”.
Madje, përmes një mesazhi të postuar në llogarinë e tij personale në Facebook, Pacolli u ka rrëfyer politikanëve historinë e heroit Dinapk.

“Qëndrimet që po mbahen ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese nga klasa politike e jonë më kujtojnë një episod nga librat e rinisë sime, që titullohej «avanturat e Dinpakut dhe shokëve të tij» .

EkoHigjiena

Dinpaku ishte heroi kryesor i shoqërisë së xhuxhave të cilët kishin emrat sipas cilësive të tyre (psh Dinpaku=Din Pak). Dinpaku në jetë provoi të bënte gjithçka: muzikantin, skulptorin, piktorin.

Një ditë kur Dinpaku ndihej piktor, ftoi shokët e tij në një ekspozitë me portretet e tyre: të Dinshumit, të Sigurtit, të Pasigurtit, etj. Të gjithë shokët morën pjesë dhe i thoshin Dinpakut: sa bukur i ke bërë pikturat!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.