DYLON

Pacolli: Situata në Kosovë, e pashpresë

Avatar photo Redaksia

Behgjet Pacolli ka paralajmëruar fuqizimin e AKR-së në skenën politike, duke thënë se ky subjekt politik u duhet qytetarëve të Kosovës. Pacolli në një intervistë për “Epokën e re” ka bërë me dije se do të ketë ndryshime në ekipin e tij dhe strukturat e partisë. Ai ka folur edhe për çmimin ‘Nderi i Kombit’, me të cilin është nderuar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pacolli ka thënë se me këtë dekoratë nuk është dekoruar vetëm ai, por e gjithë Kosova. Duke iu kundërpërgjigjur kritikëve, ai ka thënë se këtë çmim nuk e ka blerë, por e ka fituar me punë. “Mos u bëni qesharakë me mitologjinë e blerjes së titujve. Nëse do të doja do të kisha blerë pushtet, institucione apo vota”, ka thënë Pacolli.

EkoHigjiena

Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisës PDK-LDK, duke shprehur qëndrimin se ky koalicion vështirë se do të mbijetojë, edhe pse në letra i ngjan koalicionit gjerman.

http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=59707&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.