DYLON

Pacolli realizon ultimatumin, ngrin marrëveshjen me Serbinë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë së Kosovës për Sigurime, Rrahim Pacolli në bazë të nenit 9 të paragrafit të 12-të të statusit të BKS-së, ka marrë vendim që të ngrihet marrëveshja e 23 qershorit nga data 07.09.2015 për njohjen e polisave në mes të përfaqësuesve të BKS-së të Kosovës dhe Shoqatës së Sigurimeve të Serbisë, raporton Indeksonline.

“Duke u bazuar në rrethanat e krijuara në pikat kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, veçanërisht pas situatave të krijuara nga masat burokratike dhe të pa nevojshme nga ana e palës serbe, ku janë detyruar shtetasit e Republikës së Kosovës që të heqin targat e automjeteve me inicialet RKS dhe janë detyruar që të vendosin targat provuese duke paguar taksa shtesë, Byroja Kosovare e Sigurimeve duke vlerësuar dhe gjykuar situatën e krijuar edhe përkundër vullnetit të mirë për zbatimin e marrëveshjes së krijuar është detyruar që të ngrijë marrëveshjen për kohë të pacaktuar me qëllim të mbrojtjes së interesave dhe dinjitetit të qytetarëve dhe policëmbajtësve të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Pacollit, raporton Indeksonline.

EkoHigjiena

Ndryshe, Pacolli me 1 shtator pati vizituar pikën kufitare në Merdarë, ku edhe u pati dhënë ultimatum serbëve që të lejonin kalimin e veturave me targa RKS, ndryshe do të ngrihej marrëveshja.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=181905