Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook, ka thënë se një mafi ndërkombëtare është duke përfituar nga trafikimi i kosovarëve.”Por ç’do të ndodhë tash, kur landet gjermane kanë marrë vendim për të shkurtuar procedurat e riatdhesimit për bashkëqytetarët tanë që kanë përfunduar kampeve të Gjermanisë? Kush do jua kthejë paratë mbrapsh atyre qytetarëve tanë që kanë besuar në një emigracion të sigurt?” ka shkruar ai.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Pacollit.
Siç e kam potencuar më parë, ka një mafi ndërkombëtare që po pasurohet me trafikimin e njerëzve tanë drejt perëndimit. Aq para sa paguhen për një kosovar të trafikuar, me një numër të përgjithshëm prej afro 50-60 mijë vetësh mund të korruptojnë policinë kosovare, atë serbe dhe hungareze.
Por ç’do të ndodhë tash, kur landet gjermane kanë marrë vendim për të shkurtuar procedurat e riatdhesimit për bashkëqytetarët tanë që kanë përfunduar kampeve të Gjermanisë? Kush do jua kthejë paratë mbrapsh atyre qytetarëve tanë që kanë besuar në një emigracion të sigurt? Kush e mban përgjegjësinë për këtë humbje të individëve dhe të ekonomisë sonë? A është shoqëria jonë kaq e pasur sa të hedhë në tym kaq shumë para brenda një kohe shumë të shkurtë?
Unë besoj se qeveria e Kosovës ka përgjegjësi. Jo thjesht që s’po mund të frymëzojë besim se Kosova do të zhvillohet. Qeveria do duhej të kishte shumë një program të qart për Kosovën dhe po frigohëm që një program të till kjo qeveri nuk do ket.Kjo qeveri ka mungesë të expertve më pervojë.