DYLON

Pacolli për Mimozën: Ajo është shumë e vogël për mua

Avatar photo Redaksia

Pacolli ka theksuar se Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelura e AKR-së edhe pse ka ndikuar negativisht që të ikin njerëz nga partie, e jo të vijnë. Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur të vogël ish zëvendësen e tij, Mimoza Kusari-Lila, pasi jo e fundit i bëri thirrje për të shkuar në partinë e re që ajo dhe deputeti Ilir Deda do ta themelojnë.

“Edhe pa Mimoza Kusarin kemi pasur vota. Ajo mos të më thërret në partinë e saj, sepse ajo është shumë e vogël për mua në këtë rast”, ka thënë Pacolli në RTK.

EkoHigjiena

Pacolli shtoi se Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelura e AKR-së edhe pse ka ndikuar negativisht që të ikin njerëz nga partie, e jo të vijnë.

“Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në AKR, prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhë në AKR, pos që janë larguar masivisht….95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjell Kusari-Lilen, sepse ajo është sjell në mënyrë arrogante”, është shprehur ai.

Përndryshe, Mimoza Kusari-Lila kishte mohuar ditë më parë deklaratat e Behgjet Pacollit për milionat e shpenzuara në fushatën zgjedhore të saj

Ajo në një intervistë për RTK-në, duke komentuar deklaratat e Pacollit se ka shpenzuar miliona euro duke përkrahur Mimoza Kusari-Lilën në fushatën zgjedhore, ka thënë se asgjë më shumë se ato që janë publike në KQZ nuk ka shpenzuar.

Kusari-Lila ka folur edhe për subjektin e ri që synojnë ta themelojnë, bashkë me Ilir Dedën, duke thënë se alternativa e re do të ketë një komunikim ndryshe për punët që janë.

“Do të komunikojmë drejt dhe në mënyrë të hapur me qytetarët, dhe jo siç praktikohet në Kosovë në mënyrë burokratike”, ka thënë ajo.

Kurse, lidhur me atë se a do ta drejtojë Kuasri-Lila, këtë alternativë, mbetet temë e hapur pas konsolidimit të iniciativës, megjithatë ajo nuk ka mohuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.