DYLON

Pacolli: Mungon vizioni

Avatar photo Redaksia

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk është i kënaqur me punën e koalicionit qeverisës PDK-LDK. Sipas Pacollit këtyre dy partive u mungon vizioni. Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk është i kënaqur me punën e koalicionit qeverisës PDK-LDK. Sipas Pacollit këtyre dy partive u mungon vizioni.

Pacolli në një intervistë për ‘Epokën e Re”, ka thënë se do të dëshironte një opozitë kompakte të bashkuar të paktën në disa qëllime kryesore.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se ultimatumet nuk i duken ndonjë rrugë fort e studiuar dhe që të çon diku. Pacolli ka thënë një vlerësim edhe sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet të themelohet në përputhje me këshillat e miqve tan ndërkombëtare.

Duke folur për partinë që drejton, Pacolli ka thënë se ndjen nevojën e një AKR-je të re, të pranishme fuqimisht në skenën politike. Ai thotë se nuk është i pazëvendësueshëm për ta drejtuar partinë. Sipas, ka edhe të tjerë që do të udhëhiqnin AKR-në me sukses.

Pacolli ka treguar se është duke punuar intenzivisht që Mimoza Kusari të vendosë për udhëheqjen e AKR-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.