Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se pushteti në Kosovë është monopolizuar nga dy parti, të cilat sipas tij thirren tek lufta dhe rugovizimi. Por, ai thotë se zgjidhja e çdo problemi do të duhej të bëhej përmes zhvillimit ekonomik.
Pushteti në Kosovë është monopolizuar në duart e dy partive kryesore që thirren ose tek lufta ose tek rugovizmi. Por kjo s’është zgjidhja. Ilaçi është tek ekonomia, ka thënë Pacolli, transmetohet në komunikatën për media të AKR-së.
Në një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Pacolli, tha se Kosovws, i duhet “patriotizëm modern”.
“Projektet e vizionit ekonomik të AKR-së përfshijnë; zonat e lira ekonomike, menaxhimin e Trepçës sipas një koncepti modern, krijimin e platformave ushqimore për qumështin, prodhime të tjera bujqësore, zgjidhja e krizës energjetike përmes burimeve të reja energjetike dhe krijimit të hapësirës së përbashkët ekonomike, kulturore e arsimore me Shqipërinë”, ka theksuar ai.
Ndërkohë, po sipas njoftimit nga AKR, Pacolli, ka premtuar se shumë shpejt, pritet njohja e Kosovës, nga Sllovakia.