DYLON

Pacolli: Largimi i kosovarëve në favor të propagandës serbe

Avatar photo Redaksia

Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se largimi i kosovarëve po ndodhë edhe për shkak të bashkëpunimit të mafies së Kosovës me atë të Serbisë.

Sipas tij e gjithë kjo po i ndihmonë Serbisë dhe propagandës së saj se Kosova është shtet inekzistent.

EkoHigjiena

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit.

Po gëzohët Serbia

Njerëzit kanë ikur, po ikin dhe do iknin jashtë vendit me KËTĒ QEVERI , por dhe me NJË qeveri tjetër që do krijohej nga OPOZITA. Mungesa e shpresës që rrezatojnë të ikurit në fytyrat e tyre, në vendimin për të marrë tërë familjen me vete, lidhet me QEVERINË, po ashtu dhe me OPOZITËN.

Në fakt, sot as kjo qeveri e as kjo opozitë nuk kanë dëshmuar qe benë apo do të benë diçka të mirë për qytetarin. Qytetarët këtë e kanë kuptuar shumë mirë. Serbia, sigurisht se ka lehtësuar me ikjen e njerëzve tanë. Është një bashkëpunim i mafies së Kosovës, me atë të Serbisë, që ka korruptuar policinë e disa vendeve, por jo vetëm.

Pamjet masive të ikjeve i shërbejnë luftës diplomatike të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës. Me këto ikje, serbija sot po i kontribon qellimit të saj,ta paraqet Kosovën si Shtet inekzistent, jo funkcional dhe liberalizimin e vizave ta bënë gjithmonë e më të vështirë.

A nuk ndihet mirë Serbia se mijëra kosovarë, pavarësisht luftës që është bërë për t’u ndarë, po kërkojnë pasaportat e Serbisë?

A nuk janë këto pamje masive të ikjes, dëshmia kryesore për propagandën serbe se Kosova është shtet i dështuar, i paqeverisshëm, se Perëndimi ka gabuar që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës?

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.