Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe kryetarëve të komunave duhet t’u lejohet të kandidojnë dhe të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Pacolli ka sqaruar se kjo do ta mundësonte përfaqësimin e të gjitha komunave në organin më të lartë legjislativ në vend. “Për mua që prej kryeministrit e tutje duhet të jenë parlamentarë, e jo si tani.
Kjo është edhe një arsye se duhet të ndodhë ndryshimi i kushtetueses. Sot kemi shumë komuna që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Pse mos të jetë çdo kryetar i komunës në Kuvendin e Kosovës. Ai më së miri do ta parashtronte problematiken e komunës së tij”, ka thënë Pacolli, ndër tjerash në intervistën për “Epokën e re”.