DYLON

Pacolli: Kjo qeveri ka dështuar ekonomikisht

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, nuk është shprehur i kënaqur me qeverisjen aktuale të PDK-së dhe të LDK-së. Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Pacolli ka thënë se qeverisja në vend në mënyrë absolute ka një performancë të dobët.

Sipas tij, qeveria e dy partnerëve e udhëhequr nga LDK-ja, për fat të keq, nuk ka pasur asnjë sukses në këtë periudhë, përveç në ruajtjen e sigurisë dhe në arsim deri diku. Ekonomikisht kjo qeveri ka dështuar. Qytetarët sot janë më të varfër. Ka më tepër papunësi dhe shumë më pak perspektivë dhe shpresë. Gjendja në shëndetësi është shumë e rëndë, andaj sinqerisht është për t’u habitur se si nuk arrihet asnjë gjë të ndryshohet në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se vetëm zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës mund t’i largojë nga tryeza e diskutimit problemet e qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.