/2L ONLINE/ – Delegatët në Kuvendin e katërtë zgjedhor të Aleancës Kosova e Re (AKR), kanë zgjedhur për kryetar dege Ismet Hajdinin, ndërsa ky pastaj ka propozuar kryesinë dhe janë votuar nga delegatët, që do ta kenë mandatin për të drejtuar këtë subjekt politik.
I pranishëm në këtë Kuvend ishte edhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli i cli para të pranishmëve ka thënë se AKR-ja sot është edhe më e fortë për t’u përballur me sifda ndërkohë që ka thënë se është e vetmja alternativë që mund ta kthejë në binarë shtetin e Kosovës.
Sipas tij, të gjithë të tjerët që nga paslufta e këndej vetëm kanë premtuar por nuk anë pas sukses, ndërsa AKR që nga themelimi ka vizion të saj zhvillimin ekonomik të vendit, andaj ka kërkuar nga qytetarët të fokusohen në programin zhvillimor të këtij subjekti dhe t’i besojnë sepse AKR është për zhvillim ekonomik të vendit sepse vetëm zhvillimi i tillë mundëson mirëqenien e qytetarëve, perspektivën e tyre, një jetë më të mirë, një shtresë shoqërore të shëndosh dhe mundësi punësimi.
Presidenti i AKR-së ka thënë se me këtë garniturë të politikanëve nga paslufta e këndej Kosova nuk ka pas dhe nuk ka perspektivë andaj qytetarët duhet t’i kthejnë sytë ka programi i AKR-së, shkruan 2L ONLINE.
Pacolli ka thënë se Kosova është vend i vogël dhe ajo duhet të fokusohet në zhvillim ekonomik të saj e jo në politikbërje të niveleve edhe për të tjerë. Ai edhe për Gjilanin tha se nuk ka pas ndryshime dhe zhvillime dhe gjendja edhe këtu është e keqe pa ndryshime për të mirë, andaj AKR po kthehet këtu fuqishëm dhe Gjilanit i duhet AKR-ja. Pacolli tha se AKR e do Gjilanin, e do Kosovën, ka program të zhvillimit, ka potencial dhe njerëz të suksesshëm dhe këto i duhen edhe Kosovës edhe Gjilanit.
Përndryshe, sipas organizatorit të Kuvendit në këtë kuvend zgjedhor të AKR-së kanë marr pjesë 240 delegatë, që me aklamacion zgjodhën për kryetar të degës Ismet Hajdinin, të propozuarin e vetëm i cili pastaj zgjodhi kryesinë: nënkryetarët Nuhi Nuhiun, Kujtim Shahiqin dhe Arbëresha Islamin, sekretarin, Arianit Ibrahimin si dhe anëtarët e kryesisë: Vana Jerliu Ramadani, Turhan Maksuti, Tefik Ibrahimi, Klodina Krasniqi, Drita Maliqi, Aid Berisha, Edona Jerliu, Gëzim Ibrahimi, Dashnim Behluli, Saranda Halimi, Fatih Mshica, Ibrahim Qerimi, Marigona Byqmeti, Merita Hyseni, Vjollca Kqiku, Sami Spahiu, Avdylakim Murati, Ramiz Ismajli dhe Shemsedin Ramushi.
Përndryshe, kjo kryesi mund të zgjerohet sepse pritet qe AKR-ja të bëhet me statut të ri, pas Kuvendit Zgjedhor qendror, dhe pritet të bëhen kuvendet e Degës dhe plotësimi i udhëheqësisë së Degës. /2L ONLINE/