DYLON

Pacienti i parë me coronavirus në Kosovë drejt shërimit

Pacienti i parë me coronavirus në Kosovë drejt shërimit
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se njëri nga pacientët me COVID 19 është drejt shërimit dhe tashmë njëri test ka rezultuar negativ dhe se nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me COVID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë Vitia

Përndryshe, ministri Vitia ka apeluar sërish te qytetarët që t’i zbatojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet përkatëse në lidhje me luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.