/2L ONLINE/ – Nuk ka gjë më të rendësishme për një popull, se sa të ketë një shtet të shëndetshëm. Por për një shtet mund të thuhet se është i shëndetshëm, vetëm atëherë kur ka një qeveri të përgjegjshme dhe të pastëruar nga aferat korruptive dhe kriminale.
Me të dëgjuar lajmin se Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, zoti Enver Hoxhaj, ka emëruar ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, në Qeverinë “Thaçi 2” dhe ish kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin për këshilltarë të lartë, siq po i thonë disa me plotë të drejtë “këshilltar i nënkryetarit të PDK-së”.
Në ato momente fola me tokën, i thash; “Hapu të hy në brendinë tënde të mos ndjejë sipër çfarë po ndodhë”, i fola qiellit: “Merren lartë në lartësinë tënde të mos shof këto marrëzira në vendin tim të shënjtë”,…por “çudditërisht” mbeta pa përgjigje!
Mbeta i vetëm në kërkim të përgjigjes për marrëzitë e kësaj kohe të keqe që po kalojmë. Për një moment rënkova nga thellësia e shpirtit; “Ah, çfarë mëkati paska bërë ky popull që t’i duroj të gjitha këto marrëzi dhe padrejtësi të kohës?!”
E keqja për Kosovën zanafillen e ka me ardhjen në pushtet të një klase kusarësh politik pas zgjedhjeve nacionale të vitit 2007-të.
Mundësia e mirë për largimin e kësaj klase kusarësh politik ishte krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, me bashkimin e frontit opozitar në koalicionin e madh paszgjedhor të quajtur V-LAN.
Pas një bllokade të gjatë gjashtëmujore kur të gjithë e prisnin ndryshimin, ndodhi ajo që pak kush e priste,…ndodhi marrëveshja e natës mes klanit “Pronto” dhe atij “Riinvest”, e cila përveqse shkaktoj thyerjen e bllokut opozitar V-LAN, theu shpresat e qytetarëve për jetë në këtë vend. Siq dihet si pasojë e bashkimit të dy nëntokave politike, nga vendi u larguan qindëramijëra qytetarë me shpirtëra të thyer dhe zemra të plagosura, ku mbase shumica prej tyre nuk do të kthehen kurrë më në vendlindjet e tyre.
Në vend që të ndjejë keqardhje për bashkatdhetarët e vet, kryeministri Mustafa ironizoj me ta në këtë mënyrë; “Të rinjët tanë po ikin drejt vendeve euro-përëndimore me “IFONA” në dorë…”, që i bie se po ikëkan nga kushtet e mira për jetë në vendin e tyre!
Kur fjala e thënë i kthehet atij që e thotë
Koalicioni i (pa) natyrshëm i mbrëmjes së 19 nëntorit 2014 mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit i bërë vetëm për interesa personale mes dy liderëve më kontravers në Ballkan, i ka shndrruar që të dy, në dy personalitete të pavlerë dhe të panderë. Më nuk gëzojnë autoritet dhe respekt as brenda partive të tyre, e të mos flasim për urrejtjen e madhe që ka populltata për ta.
Mirëpo pabesia dhe tradhëtia e Isa Mustafës i kalon të gjitha limitet, këtij të fundit përveqse nuk beson tutje opozita, nuk i beson as elektorati i partisë së tij, të cilët i tradhëtoi më së keqi,…ua rrëmbeu votën nën premtimin e çkapjes së shtetit nga uzurpatorët, për t’u shëndrruar vet në kapës të shtetit dhe uzurpator, duke i ulur imazhin e LDK-së në nivelin e katandisjes më fatale si subjket i nëntokës politike.
Pra thënë edhe më troç, gjitha ato që i foli dhe i tha Isa Mustafa për PDK-në gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve nacionale, i përvetësoi si tipare të vetat, duke e vërtetuar atë thënjën e urtë popullore; “Fjala e thënë i kthehet atij që e thotë”.
Po të mos ishte pabesia e Isa Mustafës, jo vetëm që do të kishim rikonfigurim të skenës politike, por në mesin e shumë të këqiave nuk do të kishim Hashim Thaçin president. Thënë ndryshe, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nuk janë përfaqësues legjitim të këtij populli, por janë përfaqësues të interesave të klaneve mafioze dhe produkt i nëntokave politike.
Edhe pse në të kaluarën e tyre (gjatë përiudhës së luftës) vepronin në kundërthënje të plota me njëri-tjetrin, dy fondet e luftës; 3 % dhe “Vendlindja Thërret”, ku njëri fond thirrej në emrin e institucioneve shtetërore dhe tjetri në emrin e luftës çlirimtare,…tani çuditërisht u bashkuan si institucion i përbashkët për zhvatjen dhe gllabërimin e arkës së shtetit, e asesi për të mbrojtur interesin e shtetit dhe qytetarëve të varfër të martirizuar të Kosovës.
I quajta të martirizuar qytetarët e vendit tim, për arsyen e thjeshtë, sepse asnjëherë në këto 50 vjetët e fundit nuk kanë qenë më të izoluar nga bota e civilizuar dhe demokratike, dhe më të përbuzur për këto 17 vite nga qeveritë e tyre.
Kosova e izoluar dhe e varfër, sot më shumë i ngjet një burgu kolektiv se sa një shteti të lirë dhe sovran, gjersa shkalla e lartë e varfërisë e ka bërë vendin ton të ia kalon edhe Sierra Leonës në Afrikë. /2L ONLINE/