DYLON

Pa shqiptarët, Zvicra do ishte në shtëpi

Avatar photo Redaksia

​Përderisa Ardian Kozniku është shqiptari i parë që ka marrë pjesë në një Kampionat Botëror, Milaim Rama është i pari që është prezantuar në një Kampionat Evropian. Sulmuesi nga Vitia, kishte veshur fanellën e Zvicrës në Evropianin 2004, të mbajtur në Portugali.

10 vjet më pas, Rama do të ndjek nga televizori bashkëvendasit e tij, të cilët do të përfaqësojnë po ashtu skuadrën helvetike. Në një intervistë për gazetën Arena, 38-vjeçari thotë se po të mos ishin shqiptarët (Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi e Pajtim Kasami), Zvicra nuk do të kualifikohej në Botëror. “Gjatë kualifikimeve Zvicra ka bërë lojëra të mira, shkruan Arena.

EkoHigjiena

Ka qenë një ekip i mirë që ka zhvilluar lojëra të mira dhe e gjithë kjo është mundësuar nga shqiptarët. Është një meritë e madhe e tyre. Thjesht, shqiptarët e dërguan Zvicrën në Brazil”, tregon Rama, duke vazhduar: “Zvicra ka një ekip me lojtarë të ri dhe perspektiv. Unë pres që Zvicra do ta kalojë grupin, dhe kurse për më tutje, varet edhe nga forma e kundërshtarëve të tyre”, theksoi ish-sulmuesi i Thunit, me të cilën skuadër pati karrierën më të ndritshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.