DYLON

Pa ndihmën e qeverisë qëndrore, Lutfi Haziri prezenton projektin për stadiumin (VIDEO)

Pa ndihmën e qeverisë qëndrore, Lutfi Haziri prezenton projektin për stadiumin (VIDEO)
Avatar photo Redaksia

Lajme të mira komunës së Gjilanit po i vijnë edhe në fushën e sportit. Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan e njëkohësisht kryetari aktual i komunës, Lutfi Haziri, ka folur për ndërtimin e stadiumit të ri me kritere të UEFA-s në këtë komunë.

Ndonëse krejtësisht i pandihmuar nga qeveria qëndrore e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, Haziri shprehet i palëkundur në idenë për stadiumin e ri.

EkoHigjiena

Më poshtë mund të gjeni shpjegimin e tij:

“Stadiumi

Qyteti ynë është i njohur në Kosovë për futbollin. Ky rivalitet i shëndoshë e sportiv në natyrën e vet, i ka dhuruar Kosovës dramat më të jashtëzakonshme të futbollit. Stadiumi i kategorisë 4b të UEFA hyn pas 6 muajsh në fazën e dytë.

Qeveria e ka penalizuar Gjilanin duke mos e ndarë asnjë cent nga buxheti i 2022, por kjo kurrsesi nuk do ta ndalë këtē projekt.

Të përkushtuar për t’i dhënë sportistëve tanë ambientet e duhura, ne kemi insistuar në idenë për stadiumin ndihmës të Dritës, dhe stadiumin ndihmës të Gjilanit që është në proces.

Yjet e futbollit kosovar do të ndeshen ashtu siç iu ka hije, me kushtet e standardet më të larta për ambientet sportive”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, Gjilani është qyteti më i “nxehtë” futbollistik në Kosovë, me Dritën e Gjilanin që vazhdimisht janë në konkurrencë për titullin e kampionit.

#Lutapertegjithe

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.