DYLON

Pa lidhje, por s`e lexon kush !

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Tek sa po lexoja me të rejat e ditës së sotme , më ra në sy artikulli i mikut tim të çmuar Gani Neziri, “Libër që do të ndryshket në pluhurin e harresës historike”, i cili thjeshtë ishte kritikë ndaj librit të publicistit Nexhmedin Spahiu “Foshnjëria e Kombit Kosovar”, i promovuar ditë më parë në Gjilan.

I nderuari dhe i çmuari Gani Neziri, nga këndi i tij intelektual, kombëtar e moral, vërtetë kishte dhënë vërejtjet e Tij konstruktive , të matura dhe të dëshiruara. Por, krahasimet e bashkimit të dy Gjermanive , Austrisë ,…diçka sipas intelektit tim nuk po shkojnë ama bash hiq me mentalitetin shqiptar, bile këtë të dëshmuarin e pas luftës së Lavdishme të UÇK-së !

EkoHigjiena

Edhe këtu (në këtë artikull), pika ku jemi bashkë me Nexhmedin Spahiun e Gani Nezirin, është Konica dhe Lutja e Tij “O ZOT, ruaje Shqipërinë prej shqiptarëve, se prej të huajve ruhemi vet ”!

Po pra ! …prej të huajve ruhemi vet , por edhe “tuta e ruan rrushin” , ndërsa prej tanëve, vet nuk ruhemi, të huajt s`kanë si t`na ruajnë…! E di si fëmijë, dheznim komaret e kashtës duke pirë ndonjë cigare tinëz ! Kështu u patën kallur edhe dy tri plevicat e fshatit,…Punë fëmijësh më !

Edhe Nexhmedin Spahiu është për bashkimin e shqiptarëve , ama posa të rriten një çikë ! E si të bashkohen foshnjat…?! Po s`jemi more foshnje , do të thoshte dikush ! Po, po jemi, sepse i ke parë foshnjat si janë , çfarë t`u japësh e fusin në gojë ! Tamam sikur klika jonë udhëheqëse, çfarë t`u bie në dorë, e marrin për vete !!!

Historia për mua s`është tjetër, pos një rrenë e kulluar, e shkruar nga matrapazë e demagogë, të cilët tjetër shkruajnë e tjetër veprojnë , flasin kur s`duhet, e heshtin kur duhet të flasin …! Po nëse deri dje na paskan ndarë e përçarë të huajt , dhe ne po e ditkemi, pse sot po i dëgjojmë ,…?! Po , pse u bë gjithë ajo luftë, pse u masakruam e sakatosëm, pse u dëbuam, dogjëm e shkatërruam, pse ?

Cila është historia jonë ? Kush nga historianët e përmendi faktin se luftërat e fundit të Serbisë ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës, ishin lufta fetare kundër Katolicizmit e Islamit ? Pse e njëjta luftë s`u bë edhe me Maqedoninë,…? Pse, pse …? Ky është gabimi në hapa ! Po klika jonë politike, ku ishte në vitin 1999-2000 ? Luftën s`e bëri vetëm Kosova, ajo u bë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata shqiptare. Dmth. Atëherë ishim bashkë, apo jo ? E kush na ndau, në periudhën për të cilën e shtrova pyetjen ?!

Pra , kjo ishte periudha kur dikush duhej të konsolidohej , të zinte pozitat, të depononte ;lekët “e fituar me shume djersë “…! Dhe, harrojmë atë periudhë ! E marrim gjendjen e sotme në Iliridë, siç dëshiroj ta quaj, unë patrioti , Maqedoninë … A s`u rrahëm, a s`u vramë , a s`u shkatërruam ,… Dhe a jemi në institucione, a jemi ardhur me votat e atyre të dënuarve dhe familjarëve të tyre ?!

Po ne këtu a s`i kemi hak Ismet Jasharit –Kumanovës… S`po gixojmë , s`po na lënë ndërkombëtarët , s`po dijmë,…?! Prandaj , kështu si jemi , më mirë është të jemi ndaras…Edhe ashtu ne jemi duke u marrë , e luftuar me veten tonë , me fenë tonë ( të pa fetë )!

Nuk u sulmua rastësisht përmendorja e Skënderbeut në Kaçanik , në kohën kur në Shkup dilet në protesta me flamuj arab…! Por , jetimët s`ka kush t`i mësoj , e me ta luajnë kush të ngritet më përpara . Se po të kishim prindër nuk do të ngurronin të thonin ;“ – Ne jemi shqiptarë të besimit Islam , i respektojmë dhe i nderojmë të gjithë , jemi tolerant ndaj çdo feje e besimi , sepse të gjithe jemi rob të Zotit …Por , në emër të Zotit luftojmë çdo padrejtësi , siç e luftuam në vitet 1997/99.

Me respektin më të madh për miqtë e mi të përmendur , por edhe të shumë e shumë atyre , emrat e të cilëve nuk i përmenda në këtë shkrim . Bashkimin s`po na e ndalë , dhe s`mund na e ndalë askush, por vet jemi kundër ! Të krahasosh Gjermaninë me Kosovën – Shqipërinë, është sikur ta krahasosh thneglën me elefantin.

Në Gjermaninë e Hitlerit edhe sot nuk ke njerëz të pasur, sa ka në Kosovë-Shqipëri ( bile në dy Gjermanitë bashkë). Bile aso pasanikësh që brenda 10-15 vitesh janë bërë multi milionerë, pa iu thënë kush, puna e mbarë ! Kryetari i Gjermanisë dorëhiqet për plagjiaturë, mësuesit paguhen më mirë se të tjerët, gjykatat e policia nuk njohin hierarki, pos Ligjit !

Tetë milionë shqiptarë, do të ishte më mirë të bashkoheshin në solidaritet, që të mos jenë 4 milion të pasur , e 4 milion të varfër . Do të ishte më mirë që këta “biznesmenët” e “akademikët”, të veshur shumica në petkun e politkajve të mos shkruanin libra e memoare të rrejshme, por të zbraznin thasët e mbushur me marka të ktyne herit, dhe t`i ndajnë me luftëtarët e lirisë, me jetimët, me invalidët e më të Lavdishmes sonë UÇK. Fabrikat e privatizuara t`i kthenin ne pune, e të mos mendohej për ndonjë Lazarat …!

Gjithë kjo luftë që është kah bëhet“ për shtet e mirëqenie”, e kam dronë që ë fund vetëm ne të tre, kemi me mbetë pro bashkimit, (Ganiu, Nexhmedini dhe unë), sepse të tjerët kanë halle e derte tjera, kush po vjen me ne në qeveri, kush kryeministër, kush…! E jo qebesa, s`tu ka bashku kështu Shqiptaria! Gjermanët ankoheshin se u ishte bërë e padrejtë, por edhe punonin me zemër e pa hile ! E jo si ne!

Unë jam më të dytë , me Ganiun për bashkim dhe me Nexhmedinin për foshnjëri të mbarë e rritje të shpejtë. Ju mendoni, vlerësoni e gjykoni ! Për bashkim jemi të gjithë, ama pasi të punojmë shumë më shumë, duke e lënë vajin anash, me moton; ”Mos shiko çfarë bënë vendi për ty, por çfarë po bënë ti për vendin “ !

Zoti na ndihmoftë !

/Nehat M.Ramadani/
(autori është mwsimdhwnws nw Shmu”Rexhep Elmazi”-Gjilan)

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.