DYLON

OVLUÇK, kundërshton marrjen në biseda informative të luftëtarëve të UÇK-së

OVLUÇK, kundërshton marrjen në biseda informative të luftëtarëve të UÇK-së
Avatar photo Redaksia

OVLUÇK, kundërshton marrjen në biseda informative të luftëtarëve të UÇK-së me status të padefinuar, nga ana e Prokurorisë Speciale, e cila ka për qëllim që nga këto biseda informative, të siguroj prova e që pastaj të akuzoj luftëtarët e UÇK-së.

Bisedat informative kanë qenë praktikë e ish sistemit jugosllav, i cili në të kaluarën i ka përdorur ato për të ngritur akuza dhe ka organizuar me qindra gjyqe nga të cilat u dënuan me mijëra intelektual dhe të rinj e të reja shqiptarë, thuhet në një reagim të OVLUÇK-së.

Ja reagimi i plotë i OVLUÇK-së:

EkoHigjiena

Organizata e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdimisht ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale, përmes së cilës do të gjykohen luftëtarët e UÇK-së, duke e konsideruar si një gjykatë diskriminuese që gjykon vetëm shqiptarët, por jo edhe kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.

Krijimi i kësaj gjykate fatkeqësisht është votuar nga ana e Kuvendit të Kosovës, e cila do të funksionoj në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe përkundër kritikave tona, të ftuarit duhet të përgjigjen dhe gjatë proceseve gjyqësore të vërtetojnë pafajësinë e tyre.

OVLUÇK, kundërshton marrjen në biseda informative të luftëtarëve të UÇK-së me status të padefinuar, nga ana e Prokurorisë Speciale, e cila ka për qëllim që nga këto biseda informative, të siguroj prova e që pastaj të akuzoj luftëtarët e UÇK-së.

Bisedat informative kanë qenë praktikë e ish sistemit jugosllav, i cili në të kaluarën i ka përdorur ato për të ngritur akuza dhe ka organizuar me qindra gjyqe nga të cilat u dënuan me mijëra intelektual dhe të rinj e të reja shqiptarë.

Duke pasur parasysh këtë përvojë të hidhur nga e kaluara, e cila fatkeqësisht po përsëritet edhe tani, Organizata e Veteranëve të UÇK-së ju bën thirrje të gjithë të ftuarve nga Gjykata Speciale, të mos pranojnë që të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale, pra të mos japin deklarata pranë saj, e cila nuk ka prova, por përmes këtyre bisedave informative informative po synon që t’i nxjerr ato e për të dënuar luftëtarët e UÇK-së.

Nëse Prokuroria Speciale ka mbledhë prova të mjaftueshme, ajo le t’i provojë me akuzë gjatë shqyrtimit kryesor në seanca gjyqësore, e jo ne t’i shërbejmë asaj për t’i siguruar prova kundër vetes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.