OVL UÇK: Sot protestohet edhe në Gjilan në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare
Pas takimit me kryetarët e degëve, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka marrë vendim që të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.
Në bazë të këtij vendimi OVL UÇK, Dega në Gjilan bënë me dije se kjo protestë, do të organizohet pra edhe në qytetin e Gjilanit, sot e premte, ora 17:00, në platonë para Teatrit të Qytetit të Gjilanit, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas OVL UÇK, protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës sonë çlirimtare.
“U bëjmë apel të gjitha partive politike pa dallim, institucioneve komunale, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, organizatave, shoqatave dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit që ti bashkohen kësaj proteste. Të bashkohemi pa dallime politike sepse kjo na përket të gjithëve”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK, Dega në Gjilan. /2LONLINE/
