DYLON

OVL e UÇK-së: Kumanova, skenar për shpërnguljen e shqiptarëve

Avatar photo Redaksia

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke e përcjellë situatën në Kumanovë.

“Skenarët e tilla kanë për qëllim frikësimin dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre. I bëjmë thirrje forcave barbare që të tërhiqen nga Kumanova dhe ta lënë popullatën të qetë sepse ne shqiptarët jemi mësuar me skenare të tilla nga barbarët serbosllavë”, thuhet në reagim.

EkoHigjiena

“Moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit që nga viti 2001, i detyron shqiptarët që të vetëmbrohen si formë e ligjshme dhe e domosdoshme si dhe të shkojnë përtej kësaj hibrid-marrëveshje të cilës i ka kaluar koha.

I shprehim ngushëllime të gjitha familjeve të shqiptarëve të vrarë dhe njëherit ju bëjmë thirrje forcave që dolën në mbrojtje të popullatës, që të jenë të kujdesshëm sepse do të duhej që të gjithë skenarët e pushtuesit sllavomaqedon të dekonspirohen dhe pastaj të vihet në zbatim platforma mbarëshqiptare”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.