DYLON

Osmani: Me mbështetjen e mërgatës, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar

Osmani: Me mbështetjen e mërgatës, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Presidentja Osmani.

EkoHigjiena

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj  kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka theksuar Presidentja Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.