DYLON

Osmani: Kosova është e interesuar të ecë përpara në rrugëtimin e saj euroatlantik

Osmani: Kosova është e interesuar të ecë përpara në rrugëtimin e saj euroatlantik
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Presidentja Osmani ka zhvilluar diskutime përmbajtësore lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë.

EkoHigjiena

“Suksesi i dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë për zbatimin e plotë të marrëveshjes, por edhe nga angazhimi dhe roli prijës i SHBA-ve, e cila është çelësi për përmbylljen e suksesshme të dialogut dhe që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhe potencoi se Kosova është e interesuar të ecë përpara në rrugëtimin euroatlantik, me mbështetje dhe koordinim me aleatët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.