Kandidatja për kryetare të LDK-së, Vjosa Osmani ka braktisur punimet e kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së.
Vjosa Osmani, kandidatja të cilës iu mohua e drejta për të marrë pjesë në garën për kreun e LDK-së, në një konferencë për media, ka thënë se asaj iu mohua një e drejtë për të garuar për të parin e LDK-së.
“Dua të ju njoftoj që mu mohua e drejta për garën. Delegatët kanë qenë në presion nga kryetarë degësh. Përmes aklamacionit ma mohuan pjesëmarrjen në garë. Ne nuk do të ndalemi. Këtë do ta shfaqim edhe në Kuvendin e Kosovës. Jam e bindur se këtyre njerëzve që kanë mbjellur diktaturën në LDK do t‘ju vijë fundi shpejtë./BS/
http://botasot.info/lajme/411015/vjosa-osmani-braktise-kuvendin-e-viii-zgjedhor-te-ldk-se/