DYLON

Osmani: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e së vërtetës, nderit dhe lirisë

Osmani: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e së vërtetës, nderit dhe lirisë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik.

Më pas, Presidentja Osmani dhe kryetari Konjufca kanë vendosur kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës, në Prishtinë.

EkoHigjiena

Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e Presidentes Osmani:

Në guximin e tyre e gjejmë frymëzimin, në sakrificën e tyre, heroizmin!

Në 42-vjetorin e vrasjes, sot nderojmë tri personalitete të guximshme, të cilat ishin cak i një atentati politik. Me veprën e tyre ata u përjetësuan në heronj.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e së vërtetës, nderit dhe lirisë!

Të tre kolosët punuan me nder, ndaj sot e përherë do të jenë të nderuar nga ne dhe brezat që do të vijnë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.