Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Kalabri të Italisë, me ftesë të arbëreshëve të këtij rajoni.
Presidentja Osmani ka thënë se identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare.
“Identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare. Prandaj, ruajtja e tij është jetike për gjithë kombin tonë. ‘Festa e Valleve’ sot në komunat arbëreshe Çift dhe Frasnitë, është dëshmi e ruajtjes së këtyre traditave shekullore”, ka shkruar Presidentja Osmani. /2LONLINE/