DYLON

Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe shtet

Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe shtet
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 26-vjetorin e  “Epopesë së UÇK”-së, ka thënë se kjo ditë rikthen kujtimet e periudhës më të lavdishme të historisë që lidhen me përpjekjet për liri e pavarësi.

“‘Sërish vjen marsi’, nuk është më vetëm një refren kënge, por moto e luftës tonë për liri e pavarësi që identifikohen me kryepersonazhin e luftës tonë, Adem Jasharin dhe familjen e tij”.

EkoHigjiena

“Më 5,6 dhe 7 mars, Ademi, Hamza treguan heroizëm dhe sakrificë të pashoq duke mbrojtur pragun e shtëpisë që tyre, e pragu i shtëpisë së tyre simbolizonte vetë Kosovën”, është shprehur Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

Osmani ka thënë se shteti i Kosovës qëndron mbi supet e heronjve.

“‘Epopeja e UÇK’-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe shtet. Adem Jashari ishte vizionar, ndërkaq guximi i tij nuk njihte kufi”.

“Tani më shumë se kurrë uniteti për çështje të interesit kombëtar është i domosdoshëm si mjet për ta forcuar integritetin dhe kujtimin e atyre që u sakrifikuan për lirinë tonë. Kosova është atdheu ynë që meriton çdo ditë përkushtimin tonë të palëkundur”, është shprehur Osmani.

Burimi: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.