Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se është e gatshme të drejtojë partinë, nëse delegatët ia besojnë këtë pozitë.
Ajo në një prononcim për emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit, ka thënë se puna e parë që do të bëjë nëse merr drejtimin e partisë, është rishikimi i marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Secili anëtar i LDK-së i cili e injoron kërkesën e delegatëve, i cili e injoron kërkesën e elektoratit, besoj që nuk ia don të mirën partisë. Kështu që natyrisht unë do të pranoj çdo përgjegjësi të cilën ma kërkojnë anëtarësia e LDK-së”, ka thënë Osmani.
Ajo ka folur edhe për Presidentin e ri të vendit, duke thënë se kjo pozitë do të duhej t’i takonte, në të ardhmen, një personaliteti i cili është koncensual, dhe i cili e nderon Kosovën përfaqëson interesim më të mirë të saj. Mirëpo nuk ka harruar që t’i dërgoj edhe një porosi kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.
“Më e mira do të ishte që ai të mos konkurronte fare, pasi ka disponim mes deputetëve që Thaçi të mos votohet për president”, ka shtuar Osmani.