DYLON

OSBE, së bashku me Policinë organizojnë punëtori me temë: “Parandalimi i dhunës në familje”

OSBE, së bashku me Policinë organizojnë punëtori me temë: “Parandalimi i dhunës në familje”
Avatar photo Redaksia

Misioni i OSBE–së në Kosove së bashku me Policinë e Kosovës organizojnë punëtori me temën “Parandalimi i dhunës në familje”

Në këtë punëtori pjesëmarrës ishin nga DRP – Gjilan, hetues të Policisë së Kosovës sektori dhuna në familje, prokuroria e shtetit, përfaqësues të Bashkësisë Islame, Qendra per Pune Sociale, Drejtoria e Arsimit e të pranishëm të tjerë.

EkoHigjiena

Në këtë rast pati diskutime përmbajtjesore dhe dinamikë  ku u dhanë shumë shembuj se si të bëjmë sa më shumë që është e mundur që kjo dukuri të zvogëlohet apo edhe mos të jetë prezent në familjet tona.

Për mes këtyre punëtorive  pjesëtarët e  PK-së  synojnë  avancimin e veprimeve për të qenë sa me afër qytetarëve, të thellojë bashkëpunimin me institucione te tjera që se bashku të jenë më proaktiv në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, rritjen e cilësisë së shërbimeve, rritjen e efikasitetit dhe sigurisë , si dhe rritjen e besueshmërisë se publikut në PK-së për të raportuar rastet e dhunës në familje.

Në takim të  gjithë u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve, me qëllim të avancimit të mëtejmë të policisë rajonale të Gjilanit, dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.