DYLON

OSBE në përkrahje të policisë në luftën kundër korrupsionit

Avatar photo Redaksia

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada Gjermane do të fillojnë sot pasdite një projekt për të përkrahur Policinë e Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Projekti, që financohet nga Qeveria e Gjermanisë dhe do të implementohet nga Misioni i OSBE-së, parasheh themelimin e një grupi kyç të hetuesve penal dhe prokurorëve nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre për të hetuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë efektive.

EkoHigjiena

Përfaqësues të institucioneve dhe agjencive tjera përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, si Agjencia kundër-Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore, do të marrin pjesë në aktivitetet e projektit, përfshirë trajnime, tryeza të rrumbullakëta, vizita studimore e konferenca rajonale.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane Matthias Kiesler, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, dhe Prokurori Special Besim Kelmendi, do të flasin në këtë ngjarje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.