DYLON

OSBE me tryezë për parandalimin e dhunës në familje

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Një tryezë e rrumbullakët është organizuar nga Qendra Rajonale e OSBE-se ne Gjilan me temë: “Bashkëpunimi ndërinstitucional për parandalimin dhe zvogëlimin e dhunës në familje”

Qellimi i tryezes ka qenë që të diskutohen përpjekjet, përvojat dhe praktiat mes palëve të interesit si dhe institucioneve relevante në Regjionin e Gjilanit në ngritjen e bashkepunimit ndër-institucionaldhe bashkerenditjen e veprimeve në sferën e qështjes së dhunës në familje. të adresoje sfidat e programit të Kosovës dhe planit të veprimit 2011 – 2014 në luftimin e Dhunës në Familje.

EkoHigjiena

Zyra Komunale për Koordinimin kundër Dhunës në Familje, zyrtarja Vjollca Jakupi, gjatë fjalës së saj ka theksuar se kur është në pyetje komuna e Gjilanit, është marrë zotimi i Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, se në vitin 2015 do të financojë draft propozimin për mbështetje të strehimores dhe atë në bashkëpunim me UN Woman.

Përndryshe, pjesëmarrës, në këtë tryezë ishin perfaqesues të OSBE-së, Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Gjilan, Mbrojtësit e Viktimave, QPS-së Gjilan/Viti, Shërbimit Korrektues, Ndihmës Juridike falas, OJQë-të lokale, Strehimorja e Grave LIRIA Gjilan e të tjerë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.