DYLON

OSBE me tryezë për forcimin e bashkëpunimit mes Komunës dhe Këshillave të fshatrave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan ka mbajtur sot një tryezë me përfaqësues të Komunës dhe të këshillave të fshatrave, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në mes tyre. Në ngjarje ka qenë i pranishëm drejtori i ODBE-së, Ulrich Biffar, drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, kryetari i Komisionit komunal për themelimin e këshillave të fshatrave, Avdyl Aliu, Shadije Rexhepi nga organizata joqeveritare ”Agro-Eko”, si dhe kryetarët e dhjetë këshillave të fshatrave.

Drejtori i zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre aspektin e funksionimit të këshillave të fshatrave dhe Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Ndërkohë, drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, është shprehur se Komuna është ne fazën e përgatitjes për buxhetin për vitin 2016 dhe se gjatë javës do të punojë me këshillat e fshatrave në mënyrë që të dalë një buxhet më i mirë dhe në interes të qytetarëve.

Përfaqësuesit e këshillave të fshatrave janë shprehur të kënaqur që deri tani është dëgjuar zëri i tyre në prioritetet e investimeve të Komunës nëpër fshatra.

Megjithatë, në këtë tryezë u tha se duhet të avancohet komunikimi dhe informimi mes Komunës dhe këshillave të fshatrave./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.