DYLON

OSBE mbështet strukturat e sigurisë në komunën e Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur zyrtarët e OSBE-së Djorde Karan, zyrtar i lartë i policimit në bashkësi, Gazmend Preteni assistent i programit dhe Labinot Sadikun nga Ministria e Punëve të Brendshme – divizioni për siguri në bashkësi.

Tema e këtij takimi kishte të bënte me asistencën që OSBE dhe MPB i japin Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Këshillave Lokale për Siguri Publike. Kryetari Sinani ka falënderuar OSBE-në për rolin e saj në përzgjedhjen e katër projekteve që ndërlidhen me sigurinë e që financohen nga Ambasada Norvegjeze dhe implementohen nga OSBE.

EkoHigjiena

”Vendosja e kamerave në dy shkolla të Kamenicës, zgjerimi i rrjetit të ndriqimit publik në qytet dhe në Karaqevë të epërme janë projekte të mirëpritura nga ne dhe rrisin sigurinë e qytetarëve të Kamenicës” tha kryetari Sinani.

Zyrtarët e OSBE-së u interesuan për mbështetje konkrete të KKSB dhe KLSP-ve në Kamenicë në fushën e komunikimit, publikimeve dhe ndihmës teknike e profesionale për këta trupa të sigurisë. Ata e falënderuan komunën e Kamenicës për bashkëpunimin e deritashëm dhe u shprehën të gatshëm që të njejtën ta bëjnë edhe në të ardhmen.

Kryetari Sinani paraqiti edhe projekte e ide të tjera që do të ndikojnë në rritjen e sigurisë për qytetarët e Kamenicës./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.