DYLON

OSBE, Komuna dhe kryetarët e Këshillave të fshatrave diskutojnë procesin e përgatitjes së buxhetit

Avatar photo Redaksia

Gjatë një takimi të organizuar nga OSBE-ja dhe Komuna e Kaçanikut, në të cilën kanë marrë pjesë kryetarët e Këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane është diskutuar procesi i përgatitjes së buxhetit komunal, sfidat gjatë përgatitjes dhe pjesëmarrja aktive e publikut, respektivisht hartimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KABK) për periudhën 2015 – 2017, me theks Buxheti i vitit 2015

Gjatë një takimi të organizuar nga OSBE-ja dhe Komuna e Kaçanikut, në të cilën kanë marrë pjesë kryetarët e Këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane është diskutuar procesi i përgatitjes së buxhetit komunal, sfidat gjatë përgatitjes dhe pjesëmarrja aktive e publikut, respektivisht hartimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KABK) për periudhën 2015 – 2017, me theks Buxheti i vitit 2015.

EkoHigjiena

Nënkryetari i Komunës, Remzi Elezi e ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen e këtij takimi, ndërsa procesin e buxhetit e ka quajtur mjaft të rëndësishëm. Ai u ka thënë kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve urbane se ju jeni hallkë mes Komunës dhe komuniteteve edhe në këtë proces. Ndërkaq, Artan Binaku, zyrtar në OSBE ka thënë se ky takim është në funksion të përgatitjes dhe mobilizimit për dëgjimet publike për buxhetin që do të organizohen në lokalitetet e Komunës.

Bahri Selimi, drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit ka thënë se Komuna e Kaçanikut e ka pranuar Qarkoren e parë buxhetore 2015/01 për Komunat dhe bashkë me të edhe udhëzimet e nevojshme, kalendarin kohor indikativ dhe kufijtë fillestar të financimit për përgatitjen e buxhetit për periudhën 2015 – 2017.

Sipas Qarkores numri i të punësuarve mbetet i njëjtë (798) sikurse vitin e kaluar, ndërsa në dokument do të përfshihet ngritja e pagave prej 25 %, sipas vendimit të qeverisë. Sipas drejtorit Selimi buxheti i planifikuar për vitin 2015, sipas qarkores së parë në vlerë prej 6,676,388 euro, ka pësua ndryshime dhe tani sipas qarkores së dytë kjo vlerë është rritur për 182.047 euro apo i tërë buxheti në vlerë prej 6,858,434 euro. Ai ka shtuar se buxheti për vitin 2016 është vlerësuar të jetë në vlerë 6,746,143 euro dhe për vitin 2017 në vlerë prej 6,820,698 euro.

Selimi u shpreh se për 3 vitet vijuese më se 60,37 % e buxhetit parashihet të shpenzohet për paga, 25,55 % për investime kapitale, për mallra dhe shërbime 9,01 %, shpenzime komunale 2,07 % dhe për transfere vlera prej 2,82 %. Drejtori Selimi duke folur në veçanti për buxhetin e vitit 2015 ka thënë se masa monetare prej 6,858,434 do të shpenzohet sipas kategorive buxhetor edhe atë për paga dhe mëditje shuma prej 4,550,000 euro, për mallra dhe shërbime shuma prej 459,982 euro, për shpenzime komunale, 141,000 euro, për subvencione dhe transfero 248,989 euro dhe për investime kapitale shuma prej 1,458,463 euro. I pranishëm ishte edhe z. Ibrahim Gjini, zyrtar kryesor financiar i cili shpalosi Planin Afatmesëm të të hyrave për periudhën 2015 – 2017 dhe Planin e ndarjeve buxhetore të shpenzimeve për vitin 2015.