DYLON

OSBE-ja vlerëson faktin që në krye të KK-së është zgjedhur një femër

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtori i misionit të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, i shoqëruar nga përgjegjësja për barazi gjinore Sadete Tërnava, kanë vizituar kryesuesen e zgjedhur të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku -Rexhepi, të cilët i uruan asaj për marrjen e detyrës.

Ata kanë vlerësuar faktin se në krye të institucionit më të rëndësishëm komunal është zgjedhur një grua.

EkoHigjiena

Sadete Tërnava kërkoi nga kryesuesja që ta funksionalizoj grupin e grave, duke shpresuar dhe besuar që gruaja të ketë pozitë të rëndësishme në vendimmarrje.

Nga ana tjetër, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi pasi ka falënderuar  Biffar dhe Tërnava për vizitën,duke thënë se do të punoj që gruaja të fuqizohet sa më shumë në Gjilan, përderisa për këtë ka marrë garanca nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.