DYLON

OSBE-ja e Vitisë ballafaqon nxënësit me temën e barazinë gjinore

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ekipi i Zyrës së OSBE-së në Viti në bashkëpunim me Komunën e Vitisë ka mbajtur sot një takim me nxënësit e shkollave të mesme në Viti dhe me këtë rast është biseduar lidhur me fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje si dhe lidhur me barazinë gjinore.

Në këtë takim para nxënësve vitias kanë folur Zyrtarja për Barazi Gjinore, Ibadete Hyseni, Përfaqësuesja e OJQ- Legjenda Adibe Osmani, Udhëheqja e grupit të grave këshilltare Mirlinda Sadiku si dhe Almedon Peposhi zv. Kryetar i KVRL-së së Vitisë.

EkoHigjiena

Më pas është hapur një debat me nxënësit e shkollave të mesme ku ata kanë parashtruar pyetjet lidhur me barazinë gjinore, diskriminim gjinor dhe çështjeve të tjera që lidhën me aspektin gjinor. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.