DYLON

OSBE do të vazhdojë ta përkrah MPB-në

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Prishtinë, Ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

Me këtë rast, u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

EkoHigjiena

Ministri Hyseni siguroi ambasadorin e OSBE-së se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhëm dhe shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të agjencive të zbatimit të rendit dhe ligjit me misionin e OSBE-së.

Ndërsa, Ambasadori Schlumberger theksoi se misioni i OSBE- së do të vazhdojë që ta të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve demokratike, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe sundim të ligjit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.