DYLON

OSBE dhe Policia në luftimin e krimit të organizuar

Avatar photo Redaksia

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të jetë nikoqir i një konference e cila mbahet sot, në Prishtinë, me temë përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve trans-nacionale.

Zyrtarë të agjencive për zbatim të ligjit, përfaqësues të qeverive, dhe akademikë nga Ballkani Perëndimor, Turqia dhe disa vende të BE-së do të vlerësojnë kërcënimet e reja që sjell krimi i organizuar dhe do të diskutojnë për shkëmbimin e inteligjencës kriminale dhe aktivitetet potenciale të përbashkëta, në pajtim me konventat ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Ata do të flasin edhe për bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë penale dhe ndihmën juridike ndërkombëtare, si dhe rolin e organizatave ndërkombëtare në koordinimin e luftimit të krimit të organizuar.

Në konferencë do të flasin shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Drejtori Gjeneral i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi, dhe Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës Sevdije Morina.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.