DYLON

Origjina e simbolit të dollarit, interesante

Origjina e simbolit të dollarit, interesante
Avatar photo Elife Sherifi

Deri më tani kanë dalë shumë hipoteza për sa i përket simbolit të dollarit, kjo për arsye edhe politike.

Një prej tyre është që ky simbol rrjedh nga numri 8. Megjithatë, ajo në të vërtetë vjen nga një P.S (post scriptum) i gjendur në librat e vjetër amerikano-spanjollë.

Simboli “$” shfaqet fillimisht në vitet 1770, në dokumentet e dorëshkrimeve të amerikanëve që kishin marrëdhënie biznesi me amerikano-spanjollët dhe filloi të shfaqet masivisht pas vitit 1800.

EkoHigjiena

Fjala dollar rrjedh nga fjala flamane ose gjermane, “daler” duke iu referuar një monedhe nga minierat e argjendit të Joachimstal, në Bohemi. Termi u përdor më vonë, në një monedhë të përdorur në kolonitë spanjolle-amerikane dhe gjithashtu në kolonitë britanike të Amerikës së Veriut në kohën e Luftës së Pavarësisë Amerikane.

U miratua si simbol dhe emër i njësisë së monedhës amerikane, në fund të shekullit të 18-të.

Dollari amerikan është valuta më e përdorur në transaksionet botërore dhe një ndër valutat dominuese botërore të rezervave valutore. Shumë vende e përdorin si valutën e tyre zyrtare dhe në shumë shtete të tjera përdoret gjerësisht në mënyrë jozyrtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.