Organizohet vrapimi i filloristëve në kuadër të “Ditës Olimpike 2019”

Organizohet vrapimi i filloristëve në kuadër të “Ditës Olimpike 2019”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës,  bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës, kanë organizuar sot vrapim me nxënësit e shkollave fillore të Kamenicës, të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, në kuadër të “Ditës Olimpike 2019”.

Ky aktivitet është zhvilluar në rrugën kryesore “Skënderbeu”, në të cilën morën pjesë mbi 100 nxënës të Komunës së Kamenicës.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës janë paisur me bluza, ndërsa tri vendet e para fituese për të dy gjinitë, janë shpërblyer me medalje.

Vendet fituese në kategorinë e meshkujve:

1.Albes Agaj, “Fan S.Noli”;
2.Erion Kovani, “Abdullah Krashnica”;
3.Dion Morina, “Rexhep Mala”.

Vendet fituese në kategorinë e femrave:

1.Suela Bugaqku, “Abdullah Krashnica”;
2.Anesa Dervishi, “Abdullah Krashnica”;
3.Laurenta Arifi, “Dëshmoret e Kombit”.

Të pranishëm në këtë akvitet kanë qenë zyrtarë komunal, mësimdhënës dhe ekipa e mjekësore nga QKMF-ja.

KOMENTE