DYLON

Organizohet punetori mbi transparencen me zyrtare komunal dhe shoqerinë civile

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – OJQ “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar punetorin mbi transparencen me zyrtare komunal, kuvendin komunal dhe shoqerinë civile me qellim te ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë dhe hartimit te Planit te Veprimit për Transparencë.

Kjo punetori ka pasur për qëllim diskutimin me aktere te ndryshme duke targetuar kryesuesin e kuvendit komunal, anetaret e kuvendit komunal, shefat e grupeve parlamentare, Keshilit Lokal te Veprimit Rinor (KVRL), grupi jo-formal i grave, grupet e shoqërisë civile dhe qytetaret ne nivel lokal per hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë ne kuadër te diskutimin dhe hartimin e draft-propozimit të Rregullores Komunale për Transparence duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

EkoHigjiena

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit për hartimin e rregullores ështe ne nivel dhe se deri tash kane bere nje pune te mire se qëllim kryesor eshte të ndryshojne thellësisht rregullore e jo vetem amandamentimin e rregullores dhe se te gjitha këto ndryshime do te bazohen kryesisht ne udhëzimin administrativ ne fuqi.

Takim i punës ka qenë një-ditor dhe është diskutuar draft- rregullorja komunale per transparence dhe plani i veprimit dhe me theks te veqanet te drafteve janë diskutura transparenca dhe mekanizmat e pjesëmarrjes publike ne procesin e vendim-marrjes, qasja ne informata publike dhe dokumente zyrtare. Po ashtu jane diskutuar edhe sfidat specifike ne komune ne lidhje me transparencën, pjesëmarrjen publike ne procesin e vendim-marrjes dhe qasje ne dokumente zyrtare.

Pjesemarresit e punëtorisë kane bere sugjerime dhe propozime te reja per draftet e rregullores komunale per transparence dhe plani te veprimit. Gjate diskutimeve janë propozuar si sugjerime takime me te shpeshta me media, shoqerin civile, futjen e formularëve per qasje ne dokumente zyrtare, ofrimin e formularëve per qasje ne dokumente zyrtare, rritjen e dëgjimeve buxhetore, perdormin e metodave tjera per pjesëmarrjen e publikut ne vendim-marrje, shfrytëzimin e mediave sociale dhe pergaditjen e planeve te punës per kuvendin komunal, komitetet e përhershme dhe komitete konsultative.

Ky aktivitet është ne kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” qe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Networkof Peace Movement (NOPM)/Rrjeti i Levizjes Paqesore. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.