DYLON

Organizohet manifestim për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Organizohet manifestim për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Kamenicës. ka organizuar manifestim për të shënuar këtë ditë.

Në këtë manifestim Shkolla e Muzikës nga Kamenica u paraqit me disa artistë si:

EkoHigjiena

Pranvera filloi me ardh – Liana Hoxha

Xhamadani vija vija – Ogren Zuzaku

Tuman Kuqe: Arsa Imeri, Diell Shabani, Aulona Krivaqa

Vajta Kalova: Arisa Maliqi, Aulona Krivaqa

Moj e bukura more: Alea Ramabaja, Aulona Krivaqa

Kur hana del: Dea dhe Riga Ajvazaj, Aulona Krivaqa

Po ashtu në këtë organizim janë paraqitur nga Vlora artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, “Osman Take” me performancën ‘Vaj e Mall për Çamërinë’-Solist Marjo Omeri, Kolazh Veriu, Vallen e pipzave dhe Valle e Osman Takes (Solist Kamberaj).

Ndër të tjera edhe grupi i fëmijëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “ Zëri i Kamenicës është paraqitur me performancën Vallen Dardhare dhe Vallen e Karadakut.

Kurse Shoqëria Kulturore Artistike “ Karadaku” nga Gjilani është paraqitur me vallen “ Festë e madhe “ dhe lojë popullore .

E në këtë manifestim nuk mungoi edhe këngëtarja Nazmije Demolli Kastrati me performancën e saj e përcjellur nga Ansambli “Zëri i Kamenicës” . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.