Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Handikos-i kanë organizuar aktivitete të ndryshme edukativo-argëtuese me fëmijët në Çerdhen “Filizat”, tek nxënësit parashkollor në shkollën “Dëshmorët e Kombit”, gjithashtu edhe tek Shtëpia e Kulturës është mbajtur aktivitet me moton “Të argëtohemi së bashku”.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka uruar të gjithë fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre.
“Këta fëmijë të mrekullueshëm dhe gjithë të tjerët në mbarë vendin, sot festojnë 1 Qershorin, ditën ndërkombëtare të tyre. Shumë të lumtur e plot hare, po shijojnë në maksimum aktivitetet e organizuara për ta. Urime për më të ëmblit tanë, e qofshin përherë po kaq të gëzuar”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/