/2L ONLINE/ – Sot, Dega e LDK në Gjilan nën udhëheqjen e Kryetarit Lutfi Haziri, ka mbajtur takime të ndara të kryesisë së degës si dhe me Kryetar të nëndegëve.
Siç njofton Zyra për Informim e LDK-së, takimet kanë kaluar në një atmosferë pune ku është miratuar me unanimitet programi i punës për periudhën tetor-dhjetor 2015 si dhe është vendosur lidhur me organizimin, programin e me fokus të veçantë programet bujqësore.
Strukturat e LDK-së, i kanë dhënë mbështetje të forta Kryetarit Haziri në realizimin e programit qeverisës.
Ndërsa në këtë takim ka folur edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, i cili ka thënë se falë mbështetjes së pakursyer të kryetarit Haziri dhe donatorëve, sot po implementohen projekte të rëndësishme. /2L ONLINE/