Organizata joqeveritare “Ambasadorët e Paqes” kanë anuluar ftesën për ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi për pjesëmarrje në konferencën e Integrimit Eevropian të Ballkanit Perëndimor në Beograd më 24 prill, njoftoi bordi i kësaj OJQ-je.
Organizatorët pohojnë se kanë tërhequr ftesën për shkak se diplomatit kosovar i është bërë një presion i madh për arrestim, por edhe mos shfaqjes së gatishmërisë së shtetit serb për ti siguruar ardhjen në Beograd. Gjithashtu shfaqen besim se institucionet kompetente do të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe do të veprojë në bazë të kallëzimit penal, përkatësisht do ta arrestojnë Thaçin, transmeton Telegrafi.
“Që nga momenti kur në media u botua një version zyrtar i rendit të punës, kemi pasur presione të mëdha nga politika dhe kërcënime nga organizata të ndryshme, por dhe individët që konferenca mos të mbahet me praninë e diplomatit kosovar”, shkruan në njoftimin e kësaj OJQ-je.
Gjithashtu ftesat u janë anuluar edhe ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Bosnjës-Hercegovinës dhe Maqedonisë.