DYLON

Organizatorët e kampit të Skautizmit u pritën nga kryetari Haliti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një grup i organizatorëve të kampit të skautizmit, i shoqëruar edhe nga famullitari i kishës së Binqës Dom Kastriot Idrizi, janë pritur sot nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me që rast e kanë njoftuar atë për aktivitetet që po zhvillohen në kampin e Skautizmit në Letnicë.

Në aktivitetet 10 ditore të kampit të skautizmit, po marrin pjesë rreth 30 persona mbi 11 vjeçare. Organizatorët e këtij kampi, kanë njoftuar se Skautizmi ka lindur në Britani të Madhe para 100 viteve dhe si qëllim ka jetesën vëllazërore të të rinjve.

EkoHigjiena

Sipas tyre, në botë numërohen më shumë se 28 milion Skaut, fëmijë dhe të rritur, si dhe veprimtaria shtrihet në 160 shtete dhe vende në botë. Ky kamping ka filluar zyrtarisht që nga dita e hënë dhe do të zgjasë 10 ditë, ndërkohë që është mbështetur edhe nga Ipeshkvia e Kosovës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.