DYLON

Organizatat e biznesit mirëpresin pakon e propozuar të masave preliminare për sektorin privat

Organizatat e biznesit mirëpresin pakon e propozuar të masave preliminare për sektorin privat
Avatar photo Redaksia

Organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, mirëpresin njoftimin e sotëm të Ministrisë së Financave dhe Transfereve për pakon e propozuar të masave preliminare në mbështetje të sektorit privat. Në të njëjtën kohë, organizatat e sipërcekura kërkojnë sqarim konkret për sa i përket mekanizmave të implementimit të masave të propozuara të intervenimit.

Duke vlerësuar se masat e paralajmëruara sot adresojnë nevojat e menjëhershme të ndërmarrjeve të afektuara nga masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, organizatat e biznesit shprehin besimin se Qeveria në detyrë do të hartojë një program gjithëpërfshirës likuiditeti i cili do të ndihmojë në rikuperimin nga pasojat me të cilat do të ballafaqohet sektorit privat edhe pas përfundimit të pandemisë COVID-19.

Në fund, odat ekonomike përsërisin zotimin e tyre për partneritet konstruktiv me Qeverinë në detyrë dhe institucionet e tjera të vendit me qëllim të minimizimit të ndikimit negativ në ekonominë e vendit, përmes mbijetesës së ndërmarrjeve private dhe ruajtjes së vendeve të punës, për të cilat vendi ka shumë nevojë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.