Drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës “Spitex Kosova”, të cilët kanë dhuruar një donacion prej 13.000 maskash për këtë komunë.
Në kuadër të këtij donacioni fokusi kryesor janë shkollat, prandaj të gjitha shkollave do tu shpërndahen maska në bazë të numrit te nxënësve dhe personelit arsimor.
Gjithashtu, maska janë dhuruar edhe personelin QKMF-së në Viti dhe për administratën komunale.
Përndryshe, kjo organizatë ka dhuruar edhe në fillim të pandemisë një sasi të maskave, për çka sot drejtori Aliu ja dha një falënderim në emër të kryetarit të komunës, Sokol Haliti kësaj organizatë që e pranoj znj. Rrezartë Rexhepi.