DYLON

Organizata Humanity First i dhuroi një tunel dezinfektues kazermës “Adem Jashari” të FSK-së

Organizata Humanity First i dhuroi një tunel dezinfektues kazermës “Adem Jashari” të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në hapësirën e kazermës “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë u bë inaugurimi i tunelit dezinfektues, dhuratë nga Organizata Humanity First dhe Shoqata AMJ. Në inaugurim morën pjesë zyrtarë të lartë të FSK-së, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës dhe përfaqësues nga Organizata Humanity First.

Ditë më parë në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së, ishte nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Humanity First, Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe FSK-së. Në emër të FSK-së, marrëveshjen e nënshkroi drejtori i përgjithshëm i QMFSK-së, Dr. Shkëlzen Sylaj, ndërsa në emër të Komunës së Prishtinës nënshkroi Z. Dren Kukaj i cili është drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale. Kjo marrëveshje kishte për qëllim pajimin me tunel dezinfektues për nevojat e FSK-së dhe për t’u mundësuar dezinfektimin e gjithë personelit ushtarak, si dhe vizitorëve eventual të cilët frekuentojnë këtë kazermë.

Vënia në funksion e këtij tuneli dezinfektues u bë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve teknike drejt parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe pandemisë Covid-19. Tuneli dezinfektues përmban senzorë që aktivizohen në parahyrje të tij, dhe ndalet kur personi të kalojë tunelin. Tuneli posedon sistemin e dezinfektimit me kapacitet njëmijë litra.

EkoHigjiena

Humanity First dhe Shoqata AMJ me moton e tyre “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, gjithashtu falënderojnë për këtë bashkëpunim institucional Ministrinë e Mbrojtjes, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Drejtorinë për Mirëqenie Sociale që i dhanë mundësinë për këtë ndihmë, bëhet e ditur nga Humanity First Kosova. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.